15 Janar 2025

Qosja merr pasaportën shqiptare

Tiranë, 28 prill - Akademiku, Rexhep Qosja është shtetasi më i ri i Republikës së Shqipërisë. Sot, ai është betuar para punonjësve të njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, si banori më i ri i saj.

\"Betohem se do të zbatoj me përpikmëri të gjitha të drejtat dhe detyrimet kushtetuese dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë\", tha Qosja.

Akademiku mban shtetësinë shqiptare që nga viti 1999, me dekret të Presidentit numër 2346, që i njeh gjithë të drejtat dhe detyrimet si shtetas shqiptar. Përveç kësaj, ai ka dhe shtetësinë kosovare.

Rexhep Qosja nuk është i vetmi shtetas i Kosovës që ka marrë pasaportën shqiptare. Pak ditë më parë, edhe bilbili i Kosovës, Nexhmie Pagarusha ka marrë nënshtetësinë shqiptare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)