Qosiq Marrëveshjen e Brukselit e quan disfatë të Serbisë
Beograd, 29 qershor - Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është disfatë e politikës kombëtare e shtetërore të Serbisë dhe disfatë e sundimit të të drejtës, ka deklaruar Dobrica Qosiq.
\"Për këtë disfatë fajin e bart politika e gjithëmbarshme serbe deri në ditën e sotme ka letrai dhe ish kryetari i RFJ së Dobrica Qosiq gjatë promovimit të librit \"Kosovo 1966-2013\", transmeton B92.
Qosiq ka thënë se Marrëveshja e Bruksleit është pasojë e \"triumfit të imperializmit të SHBA e të Gjermanisë \".
Qosiq ka përkujtuar se në vitin 1982, kur si zgjidhje për Kosovën kishte përmendur ndarjen e saj, askush se kishte pranuar.