Qosiq: Kosova është e humbur
Beograd, 24 prill - Shkrimtari i njohur serb, Dobrica Qosiq, ka thënë se për Serbinë, Kosova është e humbur.
Sipas tij kjo çeshite tani për tani nuk mund të gjykohet, sepse askush nuk e din se si mund të ndryshoj historia ballkanike dhe evropiane në dekadat ose shekujt e ardhshëm. Për mendimin tim, çështja e Kosovës është e zgjidhur. Kjo domethënë se ajo nuk është më krahina jugore serbe\", ka theksuar ai.
Sipas tij ne, në luftë me shqiptarët e kemi humbur Kosovën. Gjeneratën e re në Serbi mund ta këshilloj që mos të shpenzojë kohë në çështjen e Kosovës, sepse historia tanimë e ka zgjidhur. Unë nuk e di nëse politika aktuale e qeverisë do të merret me këtë punë.
Sipas mendimit tim, kur i kam dëgjuar duke folur për këtë temë, dukej se ata nuk ishin shumë kompetent, ka përfunduar Qosiq.