Qipro goditet nga një tërmet i fortë
Nicosia, 28 janar - Një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter ka ndodhur herët në mëngjesin e së premtes në Qipro.
Tërmeti është ndjerë pak minuta para orës 06:00 të mëngjesit, në një zonë nënujore në perëndim të Qipros.
Vlerësimi i parë nga Instituti Euro-Mesdhetar ishte se tërmeti në Qipro ishte me magnitudë 4.3 Rihter, por më vonë e rishikoi magnitudën e tërmetit në 4.9 Rihter.
Epiqendra u raportua 60 kilometra në veriperëndim të Pegeia në Paphos.