07 Janar 2025

Qeveria e Shqipërisë dënon thirrjet për bllokimin e kufirit

Tiranë, 12 janar - Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënon thirrjet ekstremiste të disa shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë.

“Veprime të tilla, si imitim i politikave ekstremiste serbe, nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon” thekson në një deklaratë për shtyp MPJ-ja.

Sipas saj përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të axhendave politike partiake, nuk i shërben aspak objektivave madhore të shqiptarëve për integrimin e secilit nga shtetet ku ata jetojnë në trojet e tyre, në Bashkimin Evropian, dhe nuk ndihmojne në njohjet e reja për shtetin e ri të Kosovës.

“Shprehim besimin se energjitë e këtyre forcave politike duhet të fokusohen në procesin e reformave të brendshme që çojnë në konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës, të integrimit të gjithë komuniteteve, dhe të marrëdhënieve të hapura bazuar në respektin reciprok midis shteteve të pavarura e sovrane” përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Shqipërisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)