Qeveria e Serbisë sot seancë të jashtëzakonshme për Kosovën
Beograd, 26 korrik - Qeveria e Serbisë i ka bërë kërkesë Parlamentit që të mblidhet në seancë të jashtëzaknshme për sot.
Kërkesa e kabinetit të kryeministrit lidhet me nevojën e deklarimit të ligjvënësve rreth opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.
Siç njofton Qeveria e Serbisë, Kuvendi pritet të diskutojë edhe për, siç thuhet, "aktivitetet e ardhshme në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit territorial".