11 Janar 2025

Qeveria e Serbisë me 8 janar diskuton për Kosovën

Beograd, 3 janar - Qeveria e Serbisë, në një mbledhje të veçantë më 8 janar, do të diskutojë platformën e saj për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri serb i Ekonomisë, Mllagjan Dinkiq. Ai po ashtu ka thënë se temat ekonomike të vendit do të jenë në agjendën e mbledhjes së rregullt më 5 janar.

Platforma e Serbisë për Kosovën, pos tjerash, parasheh një lloj autonomie për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë e kanë kundërshtuar fuqishëm dhe kanë thënë se nuk do të gjejë zbatim. Platforma ka shkaktuar disa mospajtime edhe në mesin e vetë autoriteteve serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)