Qeveria e Serbisë mban mbledhjen për platformën
Beograd, 9 janar - Qeveria e Serbisë mban sot mbledhje për të diskutuar platformën për dialog me Kosovën, njofton agjencia e lajmeve B92.
Qeveria pritet që të miratoj parimet kryesore të platformës për Kosovën, të cilat Qeveria e Serbisë si propozim rezolutë, do tia dërgojë Kuvendit të Serbisë për miratim.
Në mbledhjen e sotme pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Tomoslav Nikoliç. Pas diskutimit platforma për dialog do ti dërgohet Parlamentit të Serbisë për miratim më 11 janar.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq ditë më parë është shprehur se në këtë seancë duhet të miratohet platforma, dhe ka thënë se ndaj dokumentit nuk duhet të ketë "skepticizëm, mosbesim e vetëcenzurë.