28 Dhjetor 2024

Qeveria e Serbisë i shkruan letër Ban Ki Munit

Beograd, 12 shtator - Qeveria e Serbisë ka përgatitur një letër për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, në të cilën flitet për marrjen e pikave kufitare në veri, nga pushteti në Prishtinë, shkruajnë mediat serbe. 

Në letrën që i adresohet edhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, thuhet se deklaratat e Prishtinës për atë se çfarë do të ndodhë nga e premtja, më 16 shtator - pas skadimit të marrëveshjes me KFOR-in – “paraqesin paralajmërim për dhunë, me të cilët rrezikohet siguria në Kosovë dhe në rajon”.

Aty kërkohet që “OKB, BE dhe NATO të marrin masat e duhur, në bazë të mandatit, që të shmangin dhunën dhe të sigurojnë kushte për dialog të mëtejmë”.

“Nëse qeveria e Kosovës është për masa të njëanshme, është bërë një marrëveshje me Rusinë që menjëherë të caktojnë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit”, transmeton Danas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)