12 Janar 2025

Qeveria e Serbisë debaton sot për marrëveshjen Kosovë - Serbi

Beograd, 22 prill - Qeveria e Serbisë do të debatoj të hënën marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që parafoi të premten kryeministri i saj Ivica Daçiq.

Ky pakt do t’i lejoj serbëve që të menaxhojnë dhe udhëheqin policinë në pjesën veriore të Kosovën, duke njohur autoritetet e qeverisë së Kosovës atje.

Të dielën, liderët e dy partive në pushtet Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhanë shenja se do të mbështesin këtë marrëveshje, dhe se si shpërblim presin që Brukseli t’i përcjell datën për fillimin e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.

Edhe pse kryetari i SNS-së, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i qeverisë, Aleksanda Vuçiq ka thënë se marrëveshja me Prishtinën mund të hidhet në referendum.

Kryeministri serb Ivica Daçiq, pritet të lajmëroj gjatë të hënës shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton rreth vendimit të qeverisë për marrëveshjen.

Komisionari për zgjerim Stefan Fuele dhe baronesha Ashton pritet të njoftojnë sot ministrat e punëve të jashtme të BE-së për marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës, dhe reformat që kanë bërë në saje të integrimeve evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)