Qeveria e Maqedonisë dhe Kosovës nuk realizojn mbledhjen e premtuar
Shkup, 24 dhjetor - Edhe përkundër paralajmërimit të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Popovski nuk u realizua mbledhja e përbashkët e Qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës.
Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Popovski paralajmëroi disa javë më parë se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, qeveritë e Shkupit dhe Prishtinës do të mbajnë një mbledhje të përbashkët.
Me iniciativën tonë kemi caktuar një mbledhje të përbashkët qeveritare me Republikën e Kosovës. Kjo nismë u mor disa muaj më parë, por për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, pala kosovare kërkoi që të shtyhet ky takim pas zgjedhjeve."
"Mendoj se iniciativa jonë për mbledhje të përbashkët do të realizohet menjëherë pas mbylljes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka thënë Popovski në seancën e komisionit parlamentar për politikë të jashtme për prezantimin e politikave rajonale.
Por, tashmë kjo seancë ka dështuar dhe nuk do të mbahet, ndërsa nga MPJ sërish kanë theksuar se përgjigja duhet kërkuar tek Prishtina zyrtare.
/ina/