Qeveria e Greqisë i shpëton votës së mosbesimit
Athinë, 11 nëntor - Koalicioni qeverisës grek e ka kaluar një votë mosbesimi në parlamentin e këtij vendi, të inicuar nga partia e krahut të majtë SYRIZA.
Nga 300 deputetë, 153 votuan kundër, në një votim tejet të ngushtë.
Pas votës, koalicioni i kryeministrit Antonis Samaras, përjashtou një deputet nga partia, pasi kishte votuar pro rrëzimit të qeverisë.
Para procesit të votimit, mijëra njerëz u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në një protestë antiqeveritare, përmes së cilës kërkuan rrëzimin e qeverisë aktuale.
Opozita po mundohet të ndryshojë politikat e shkurtimeve buxhetore, të cilat qeveria aktuale po i implementon, në këmbim të ndihmave financiare ndërkombëtare për të shpëtuar nga bankrotimi.