Qeveria e Eritreas dyshon për mision sekret të James Berishes
Asmara, 14 nëntor - Piloti shqiptar James Berisha i cili nisi një vit më parë misionin e tij fluturues me avionin e tij privat për njohjen e Kosovës, dyshohet nga një agjenci lajmesh në Eritrea për mision sekret spiunimi për organizatën për të drejtat e njeriut Amnesty International.
TesfaNews raporton se James Berisha mund të ketë lidhje me një grup të njerëzve të organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International, që u arrestuan kohë më parë.
Qeveria në Eritrea i akuzoi ata për mision sekret me qëllim të infiltrimit për të nxitur popullatë lokale kundër Qeverisë për tu organizuar në protesta si në Egjipt, Libi, Tunizi e Siri.
Sipas TesfaNews, qeveria e Eritreas asnjëherë nuk e pohoi e as mohoi arrestimin e Berishës, dhe në një raport me të cilin do të dalë shpejt do të sqarohet nëse Berisha ishte në Eritrea për të lobuar për pavarsinë e Kosovës, apo ishte pjesë e misionit sekret të Amnesty International