24 Dhjetor 2024

Qeveria britanike mbetet përkrahëse e Kosovës

Londër, 25 Shkurt - Ministri për Evropë i Britanisë së Madhe, David Lidington, ka mirëpritur formimin e Qeverisë së koalicionit të ri në Kosovë dhe zgjidhjen e Presidentit të Republikës.

“Kjo është një arritje e rëndësishme për Kosovën, që sapo festoi përvjetorin e tretë të pavarësisë”, ka thënë Lidington.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetës i fortë i integrimit euroatlantik të Kosovës dhe mbështet plotësisht dhe me vendosmëri përpjekjet e Qeverisë së re për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian”.

“Ne shpresojmë që të punojnë me qeverinë në detyrat e rëndësishme përpara, në veçanti forcimin e sundimit të ligjit, vazhdimin e procesit të decentralizimit dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike”.

“Unë gjithashtu mirëpres angazhimin e Kosovës për të nisur bisedimet Prishtinë-Beograd, të mbështetura nga Bashkimi Evropian.

Vlerësoj se këto bisedime do të nxisin bashkëpunimin për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të arritur përparim në rrugën e integrimit në Bashkimit Evropian”, ka thënë ministri Lidington.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)