23 Dhjetor 2024

Qendra Humanitare në Nish në shërbim të shërbimit sekret të Rusisë

Nish, 7 qershor - Qendra Humanitare e cila ndodhet në Nish është duke u përdorur nga Rusia për qëllime të shërbimeve sekrete.

Dhe se kjo Qendër nuk ka të bëjë me asgjë humanitare.

Sipas drejtorit ekzekutiv të SEES, Agim Musliu në këtë Qendër bëhen trajnime të personelit me armë të gjata.

“Kur është pyetje Qendra Humanitare në Nish, unë pajtohem me konstatimin se i vetmi fakt nga ajo që thuhet, është ajo gjendet në Nish. Asgjë tjetër. Nuk ka të bëjë asgjë me punë apo veprim humanitar. Është një qendër klasike e spiunazhit rus, e cila përdoret për punët e shërbimit sekret rus. Në një qendër humanitare nuk bëhen trajnime me armë të gjatë dhe nuk ka punëtorë të sigurisë më armë të gjata”, thotë Musliu në dokumentarin “VIRSUSSIA”.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Studime Euro-Atlatike, Jelena Miliq thotë se qëllimi i Rusisë është të fitoj statusin diplomatik për këtë Qendër.

“E vetmja gjë e vërtetë nga ajo Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish, është fjala Nish. Unë besoj në atë, se qëllimi i Rusisë është insistimi që ky status të fitohet, ndoshta edhe në funksion të frikës, se politika perëndimore tani në partneritet institucional, siç është Mali i Zi që është anëtare i NATO-së, do të kërkojë përgjigje për lloj-lloj operacionesh hibride që Rusia, ndër vite ka kryer në Serbi”, thotë Miliq.

Ajo shton se kjo Qendër nuk e ka prioritet reagimin në situata të jashtëzakonshme.

“Sidoqoftë kjo Qendër nuk është treguar shumë aktive, sidomos kur shpërthyen zjarret para do kohësh dhe disa fatkeqësi të tjera natyrore. Por ajo që vërehet është se Qendra, nuk e kishte prioritet reagimin në situatë të jashtëzakonshme”, shton ajo.

Për ish-zëvendëskryeministrin serb, Zharko Koraq kjo Qendër është “shtet brenda shtetit serb”.

"Ajo ngre shume pyetje, këtë e di sigurt që rusët ushtrojnë një presion të madh që Qendra Humanitare ne Nish, të marr statusin diplomatik, e statusi diplomatik nënkupton, që ju nuk mund të hyni me asnjë kusht në atë hapësirë dhe të gjitha dërgesat me aeroplanë dhe helikopter çdo gjë që vjen, ju nuk keni çasje nuk mund të kontrolloni asgjë, kjo atëherë i bie 'shtet brenda shtetit'. Rusia insiston dhe bënë presion që kjo qendër të marrë statusin diplomatik, por, që këtë status nuk ka arritur ta marr”, pohon Koraq.

Në fund, ai tregon se shembull e tërmetit në Shqipëri, e cila kjo Qendër nuk kishte shkuar për të intervenuar.

“Ende nuk dihet se çka është ajo në fakt, por, njerëzit në fakt e kanë kuptuar këtë. Për shembull, ndodhi tërmeti në Shqipëri, shkuan shpëtimtarët nga Beogradi, shkuan nga Mali i Zi, ndërsa që Qendra nuk lëvizi fare. Edhe pse ishte një ngjarje humanitare në pyetje, ishte jeta njerëzore, dhe s’kishte të bëjë asgjë as me ideologji e as përkatësi nacionale. Çfarë Qendre është ajo që nuk bën asgjë kur ka ndonjë krizë humanitare?”, përfundon ai. /RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)