Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës
Tiranë, 30 janar - Presidenti i Republikës Bujar Nishani, gjatë këtyre javëve ka miratuar kandidaturat për disa ambasadorë, të cilat kanë kaluar për seancë dëgjimore në Komisionin për Politikën e Jashtme në Parlament.
Presidenti Nishani ka miratuar kandidaturën e ish-deputetit Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës.
Kandidatura e zotit Minxhozi është propozuar nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm, dhe presidenti do ta paraqesë javën e ardhshme në Komisionin për Politikën e Jashtme, në të cilën zoti Minxhozi do të marrë pjesë në seancën dëgjimore, raporton Express.
Minxhozi është zgjedhur deputet për qarkun e Dibrës në zgjedhjet e përgjithshme për dy mandate radhazi 2005-2009 dhe 2009-2013, dhe ka qenë anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme.
Qemal Minxhozi ka gjithashtu një eksperiencë në diplomaci ku ka qenë shumë aktiv duke shërbyer si ambasador i parë i Shqipërisë në Danimarkë, gjatë viteve 2002-2005, dhe mbahet mend si ndër ambasadorët më të suksesshëm që ndikoi në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.