Qasja ndaj ujit të pijshëm e para që arrihet në Objektivat e Mijëvjeçarit
New York, 8 mars - Lajm i mirë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara pasi qe qasja ndaj ujit të pijshëm është i pari që arrihet ndër Objektivat e Mijëvjeçarit.
Objektivi për rritjen e qasjes ndaj ujit të pijshëm u kap më parë se sa ishte planifikuar.
Mes Objektivave të Mijëvjeçarit për Zhvillim të OKB-së, të cilat planifikohet të përmbushen deri në vitin 2015, renditej edhe rritja e qasjes ndaj ujit të pastër dhe të pijshëm.
Në vitin 1990 kjo shifër në rang botëror ishte vetëm 76 për qind.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun deklaroi se niveli i lartpërmendur tashmë tregon 89 për qind.
Kështu objektivi i përgjysmimit të nivelit të personave, që nuk kanë qasje ndaj ujit të pijshëm, u realizua përpara afatit të planifikuar më parë.
Ndërkaq shpërndarja e ujit të pijshëm vazhdon të jetë joproporcional, sepse 40 për qind e popullatës së vendeve afrikane në jug të Shkretëtirës së Saharasë vuajnë ende për ujë të pijshëm.
Theksohet se ndërkohë që gjatë 20 viteve të fundit është mundësuar furnizimi me ujë të pijshëm i 2 miliardë njerëzve, aktualisht 800 milionë të tjerë pinë ende ujë jo të shëndetshëm.
Specialistët nënvizojnë se në këto kushte duket tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që të realizohen 7 objektivat e tjera të mijëvjeçarit, ku ia vlen të përmendim Përmirësimin e Sistemeve të Kanalizimeve, Përhapjen e Arsimit dhe Reduktimin e Varfërisë.