Putini: Në Krime u votua njejtë me precedentin e Kosovës
Moskë, 17 mars - Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Barak Obama.
Ai është shprehur se referendumi i zhvilluar dje në rajonin e Krimesë për bashkimin me Rusinë, ishte në përputhje të plotë me ligjin.
Putin theksoi se në këtë proces është marrë parasysh precedenti i njohur mirë i Kosovës.
Kremlini zyrtar njofton se biseda telefonike është iniciuar nga SHBA-të.
Referendumi u mbajt në përputhje të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe kartën e Kombeve të Bashkuara, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.
Ndërsa Presidenti Obama ka deklaruar se referendumi është mbajtur nën frikën e intervenimit ushtarak rus, ndërsa ka kërcënuar me vendosjen e sanksioneve. Obama theksoi se SHBA dhe aleatët kurrë nuk do ta pranojnë këtë referendum të paligjshëm.