25 Dhjetor 2024

Putini e Erdogani zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak ruso-turk

Moskë, 28 gusht - Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Taip Erdogan thonë se të dy vendet janë të gatshme për të zgjeruar bashkëpunimin ushtarak.

Putini u shpreh se Rusia është e gatshme t'u ofrojë fluturime në avionët luftarakë "Su-30SM" pilotëve turq, duke shtuar se ai dhe homologu turl diskutuan gjithashtu edhe për "bashkëpunimin lidhur me 'Su-35' e punën e mundshme lidhur me avionët e rinj 'Su-57'".

Rusia filloi t'i dorëzojë Turqisë kontigjentin e dytë të sistemeve të mbrojtjes raketore "S-400" të martën.

"Ne të dy dhe kolegët tanë turq jemi seriozisht të shqetësuar nga situata në zonën e shpërshkallëzimit në Idlib. Terroristët vazhdojnë sulmet kundër forcave qeveritare siriane dhe bëjnë përpjekje për të sulmuar infrastrukturën ushtarake ruse," tha kreu i Kremlinit 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)