Putin: Votimi në Krime, në përputhje me precedentin e Kosovës
Moskë, 17 mars - Presidenti rus Vladimir Putin, tha sot në një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, se referendumi në Krime për bashkimin me Rusinë u mbajt në përputhje të plotë me ligjin.
Putini shtoi se në këtë proces është marrë parasysh precedenti i njohur mirë i Kosovës.
Bisedë telefonike, sipas Kremlinit, është iniciuar nga pala amerikane. Referendumi u mbajt në përputhje të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe kartën e Kombeve të Bashkuara, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, Obama ka thënë se referendumi është mbajtur nën frikën e intervenimit ushtarak rus, ndërsa ka kërcënuar me sanksione, duke shtuar se SHBA-të dhe aleatët kurrë nuk do ta pranojnë këtë referendum.