25 Dhjetor 2024

Putin viziton Serbinë, temë diskutimi edhe Kosova

Beograd, 23 mars - Kryetari i Qeverisë ruse, Vlladimir Putin, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Serbi, ku do të takohet me presidentin serb Boris Tadiq, kryeministrin Mirko Cvetkoviq dhe me kryeparlamentaren Sllavica Xhukiq Dejanoviq i cili me zyrtarët serbë do të bisedojë edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas paralajmërimeve, Putini i cili në Serbi vjen pas qëndrimit në Slloveni, së pari do të takohet me presidentin Tadiq, pas çka pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes dy qeverive, por nuk është saktësuar se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë.

Siç bën të ditur sot e përdoitshmja “Politika” e Beogradit, lista e temave që do të gjenden në tryezë para politikanëve serbë dhe rusë është e gjerë, por në rend dite pritet që së pari të vendosen çështjet ekonomike, ndërsa pjesa më e rëndësishme e bisedës do të ndërlidhet me projektin për gazësjellësin magjistral “Rrjedha jugore”.

Partnerët rusë janë të interesuar për projekte në hekurudhën serbe, por edhe në agrarin, sektorin bankar, si dhe për aranzhmane plotësuese në sferën e energjetikës, ndaj për këtë qëllim Putini me vetë merr edhe ekonomistë, për shkak të cilës arsye krahas anëtarëve të Kabinetit të tij, do të gjenden edhe qindra persona.

Nga çështjet politike në qendër të vëmendjes përmendet Kosova, veçanërisht ën vigjilie të bisedimeve të filluara para do kohë mes Beogradit dhe Prishtinës, të cilave Rusia u jep mbështetje të plotë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)