Putin urdhëroi futjen e trupave ruse në Ukrainë, SHBA vepron menjëherë
Kiev, 22 shkurt - Pasi Vladimir Putin, urdhëroi trupat ruse të hyjnë në Ukrainën Lindore, kanë nisur lëvizjet nga Perëndimi. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njofton se është lëvizur menjëherë stafi diplomatik amerikan, që ishte vendosur në Lviv të Ukrainës.
Ambasada Amerikane vendosi që stafi të evakuohej në orët e vona të natës dhe ka kaluar natën në Poloni. Më herët, trupa diplomatike e SHBA ishte e zhvendosur nga Kievi në qytetin perëndimor të Lviv, por për arsye sigurie, ka kaluar mbrëmë në Poloni.
Po ashtu, edhe Australia ka evakuuar stafin e ambasadës së saj në Ukrainë, duke i zhvendosur në Rumani dhe Poloni.
Ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne, i ka kërkuar stafit të ambasadës të largohet nga Ukraina, duke njoftuar se ambasada dhe operacionet e saj në qytetin ukrainas të Lviv janë mbyllur përkohësisht.
Stafi i ambasadës së Australisë është dërguar e Rumani dhe Poloni për të ndihmuar australianët që përpiqen të largohen nga Ukraina.