29 Dhjetor 2024

Putin kërkon të rizgjidhet president marsin e ardhshëm

Moskë, 7 dhjetor - Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se do të kërkojë një mandat të ri në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm.

"Në të vërtetë, ky është vendi dhe motivi më i mirë për të njoftuar një vendim të tillë. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Unë do të kandidoj për president të Federatës Ruse".

Putin u zgjodh president i Rusisë për herë të parë në vitin 2000 dhe u rizgjodh në 2004-ën. Ai shërbeu si kryeministër në periudhën 2008-2012. Në vitin 2012, ai u rizgjodh president i Rusisë.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi do të mbahen në muajin mars. Fushata zgjedhore do të fillojë në fund të dhjetorit.

Vlerësimet mbi miratimin e Putinit si president i ardhshëm përbëjnë aktualisht 80 për qind, duke shtuar gjasat për një mandat të ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)