14 Janar 2025

Putin: Kam respekt për shqiptarët e Kosovës

Moskë, 19 mars - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin vazhdon të krahasojë Krimenë me Kosovën, duke thënë se populli i gadishullit të Krimesë ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e vet, po aq sa Kosova pati në vitin 2008.

Në fjalimin e djeshëm, ku zyrtarizoi edhe aneksimin e Krimesë nga Rusia, Putin, ndërmjet të tjerash, ka cituar vendimin e GJND-së që ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës.

Më tej ai tha se ka respekt për shqiptarët e Kosovës. Kjo është deklarata e parë e Putin-it për ku shpreh “mirësinë” e tij për shqiptarët e Kosovës.

Presidenti rus gjatë gjithë kësaj kohe ka hequr paralele ndërmjet Krimesë dhe Kosovës. Duke deklaruar se situata është e njëjtë, ndaj dhe ndërkombëtarët duhet ta njohin pavarësinë e Krimesë, ashtu siç bënë me shtetin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)