Putin bëhet gati që të heqë dorë nga posti i presidentit përgatit ligj për vete
Moskë, 2 nëntor - Presidenti rus, Vladimir Putin mund ka dhënë një sinjal të rrallë se mund të jetë duke punuar për lënien e Kremlinit.
Një ligj i ri i papritur po përgatitet me shpejtësi për t’u dërguar në parlamentin rus. Ky ligj do ta bënte Putin senator për jetën nëse dhe kur ai largohet nga zyra më e lartë e vendit, shkruan Mail Online.
Projektligji i ri u prezantua nga vetë Putini dhe do t’i garantonte atij imunitet ligjor dhe përfitime shtetërore derisa të vdiste. Sipas RT, miratimi i një ligji të tillë do të konsiderohet si një “shenjë” se po përgatitet terreni për transferimin e pushtetit në Rusi.
Sipas legjislacionit të ri, Putini, 68 vjeç, dhe çdo president tjetër i ardhshëm do të kenë të drejtën të bëhen anëtarë të përjetshëm të Senatit, brenda tre muajsh nga largimi nga detyra.