12 Janar 2025

Punëtorë të Qeverisë Amerikane kthehen në punë

Washington, 18 tetor - Qindra e mijëra punonjës federalë u kthyen në punë sot në mëngjes, pas 16 ditë pezullimi të detyruar për shkak të pamundësisë së Kongresit për arritjen e marrëveshjes mbi çështjen e buxhetit.
 
Paralizimit të SHBA-së i erdhi sot fundi, por arritja e zgjidhjes së përkohshme u shoqërua me frikën e konfrontimit midis republikanëve dhe presidentit Barak Obama, si gjithmonë në kërkim të suksesit legjislativ.

Qindra e mijëra punonjës federalë u kthyen në punë sot në mëngjes, pas 16 ditë pezullimi të detyruar për shkak të pamundësisë së Kongresit për arritjen e marrëveshjes mbi çështjen e buxhetit.

Situata është qetësuar ditën e djeshme, e vënë nën presion për shkak të kolapsit të pagesave të ekonomisë numër një në botë: Liderët e Senatit të dominuar nga aleatët demokratë të Obamës, kanë arritur në limitet e fundit të kohës (in extremis) marrëveshjen mbi buxhetin, por edhe rritjen e tavanit të borxhit.

Pas dy javë kërkesash për miratimin e programeve sociale, republikanët që përbëjnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, me kryetarin e tyre John Boehner pranuan humbjen me miratimin e kompromisit të nënshkruar ngaObama mbrëmjen e djeshme.

Por ky rezultat është ende i përkohshëm: Niveli tavan i borxhit është rritur deri në 7 shkurt 2014, ndërsa Shtëpia e Bardhë do të parapëlqente shtyrjen e afatit deri në fund të vitit 2014, pas zgjedhjeve administrative të gjysëm mandatit.

Ligji i përkohshëm i buxhetit është i vlefshëm deri më 15 Janar, periudhë në të cilën mund të shfaqet sërisht paralizimi i Shtetit federal, nëse nuk arrihet marrëveshje midis mbështetësve të Boehner dhe demokratëve.

Një komision i përbërë nga dy dhoma do të mblidhet për shqyrtimin deri në 13 dhjetor të buxhetit për vitin 2014.

Një \'\'super komision\'\' i tillë dështoi në arritjen e marrëveshjes në 2011 duke nisur fillimin marsin e kaluar të politikës së masave të kursimit të detyruara që nuk është prekur nga kompromisi i së mërkurës.

Kjo është një pengesë tjetër në rimëkëmbjen ekonomike, që ende nuk është fuqizuar edhe pas pesë vitesh të periudhës së recesionit dhe krizës financiare.

Më shumë se dy javë të krizës administratave nuk është vendosur ende asgjë konkrete: sipas agjencisë Standard and Poor, kriza do të ketë një kosto prej 0.6 pikë përqindjeje të rritjes ekonomike të SHBA në tremujorin e katërt, i barasvlefshëm me 24 miliardë dollarë të fitimit të prodhuar më pak.

Sot paradite, presidenti Obama duhet të nxjerrë mësim nga kriza dhe të përpiqet të vendosë kursin e duhur në muajt e ardhshëm të qeverisjes së tij gjatë fjalimit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë. Gati një vit pas rizgjedhjes së tij, bilanci administrativ në mandatin e dytë mbetet artificial, e shoqëruar me mosbashkëpunim nga ana e republikanëve.

Republikanët janë skeptik në lidhje me rritjen e taksave, qoftë përmes taksave më të larta për individët më të pasur ose reduktimin e taksave. Sipas tyre, reduktimi i deficitit duhet të shoqërohet me planifikimin e shpenzimeve, sidomos atyre sociale.

Mbrëmjen e djeshme, ndërsa po arrihej kompromisi, Obama deklaroi se politikanët e Uashington-it, duke përfshirë edhe veten e tij duhet të përpiqen të rifitojnë besimin e humbur të amerikanëve.

Ai theksoi faktin se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me të gjithë faktorët ndërkombëtarë me synimin kryesor rritjen e ekonomisë, krijimin e vendeve të punës, forcimin e klasës së mesme dhe miratimin e buxhetit për një afat kohor të gjatë.

\'\'Pavarësisht mosmarrëveshjeve, besoj se demokratët dhe republikanët do të punojnë së bashku për të çuar përpara SHBA-në\'\', theksoi ai duke përmendur në veçanti reformën e imigracionit, e miratuar muajt e fundit në Senat, por perspektivat e procesit të miratimit nga Dhoma e Përfaqësuesve mbeten ende të turbullta.

Republikanët bllokuan muajt e fundit të gjitha projektet legjislative të Obamës, në reformën tatimore ose në kontrollin më të rreptë të transportit të armëve të zjarrit.

Sot në mëngjes, zëvendës-presidenti Joe Biden përshëndeti punonjësit e agjencisë së mbrojtjes së mjedisit(EPA) të rikthyer në vendet e tyre të punës, u shpreh se një epokë e re bashkëpunimi nuk është arritur ende.

\'\'Nuk ka ende garanci. Mendoj se mbrëmë Kongresi, demokratët dhe një numër i konsiderueshëm i republikanëve janë shprehur + mjaft është+. Nuk ka asnjë justifikim ekonomik kjo krizë, pohoi numri dy i ekzekutivit.

\'\'Unë shpresoj se gjithkush duhet të nxjerrë mësimet e duhura\'\', shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)