Protestuesit italianë përleshën me forcat policore
Romë, 15 dhjetor - Protestat e qytetarëve italianë që janë zhvilluar kundër politikave të qeverisë së Italisë kanë rezultuar me përleshje të protestuesve dhe forcave të policisë.
Lajmi është bërë i ditur nga kanali televiziv Press Tv, i cili njoftoi se përleshjet janë zhvilluar ditën e shtunë në Rom, kryeqytetin e Italisë pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave dhe kanë hedhur vezë në drejtim të godinës së Ministrisë së Financave të Italisë.
Me këtë rast, forcat e policisë kanë ndërhy për ti shpërndarë protestuesit dhe kanë arrestuar 11 persona.
Këto protesta qytetare janë duke u zhvilluar që nga fillimi i javës në shumë qytete të Italisë.
Të pranishmit në këto protesta kanë kundërshtuar masat shtrënguese ekonomike dhe rritjen e tatimeve.