25 Dhjetor 2024

Protestë kundër qeverisë në Serbi

Beograd, 17 prill - Dhjetëra mijëra serbë janë mbledhur në kryeqytetin Beograd për të protestuar kundër qeverisë dhe bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.

50 mijë protestuesit e tubuar sot bërtitën “hajdutë” dhe parulla të tjera kundër presidentit Boris Tadiç dhe anëtarëve të administratës së tij. Udhëheqësi i opozitës, Tomisllav Nikolliç, i tha turmës se ai kishte filluar një grevë urie deri sa qeveria të pajtohej për shpalljen e zgjedhjeve.

Opozita ndaj qeverisë është rritur ndërsa ekonomia e vendit shënon rënie. Ka pasur një numër grevash me thirrje për paga më të larta, ndërsa në muajin shkurt 70 mijë njerëz morën pjesë në një protestë antiqeveritare.

Zgjedhjet nuk parashihen të mbahen deri vitin e ardhshëm. Ndërkaq, qeveria thotë se nuk do të shpallë zgjedhje të parakohshme, sepse kjo mund të ngadalësojë procesin për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

"Serbia nuk e duron më regjimin e hajdutëve, që vjedh të gjithë vendin“ - kjo ishte thirrja e Aleksandar Vucicit nga Partia Nacionaliste e Përparimit. Dhjetëra mijëra vetë nga i gjithë vendi kishin ardhur në Beograd të shtunën (16.04.2011), për të demonstruar kundër qeverisë. Në protestat në „ditën e ndryshimit“ vlerësohet se morën pjesë 70.000 vetë. Ata kërkojnë zgjedhje të reja më 18 dhjetor.

Por qeveria nën drejtimin e presidentit Boris Tadic deri tani nuk ka lëshuar pe. Zgjedhjet e rregullta duhet të zhvillohen në Serbi në vitin 2012. Tadic pranon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi BE të ketë vendosur për pranimin e Serbisë në Union, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë para fundit të vitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)