10 Janar 2025

Protestë kundër politikave ekonomike në Argjentinë

Buenos Aires, 4 shtator - Dhjetëra-mijëra persona marshuan në kryeqytetin argjentinas, Buenos-Ajres, në protestë kundër politikave ekonomike të qeverisë duke kërkuar paga më të larta, sipas njoftimeve të medias lokale.

Organizuar nga sindikatat dhe grupet politike e sociale, aktivistët e organizatës “Marcha Federal” u nisën nga krahina të ndryshme drejt  kryeqytetit për t’i kërkuar përgjigje qeverisë së Presidentit Mauricio Macri.

Ndër kërkesat kryesore janë rritja e pagave në përputhje me normën aktuale të inflacionit prej 45 për qind.

Shkalla e papunësisë prej 9,3 për qind ishte një tjetër shkak për protesta masive.

Udhëheqësit e sindikatave kanë paralajmëruar grevë mbarëkombëtare, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre, duke bërë që ministri i Punës, Jorge Triaca, të bëjë një ftesë për bisedime javën e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)