15 Janar 2025

Protestë kundër medias shtetërore në Rusi

Moskë, 14 prill - Më shumë se 10 mijë vetë dolën në Moskë për një tubim anti-Kremlinit për të denoncuar mbulimin nga media shtetërore, sidomos të krizës në Ukrainën fqinje.

Në promovimin e linjës së Kremlinit, televizioni shtetëror e ka portretizuar qeverinë e re pro-perëndimore në Ukrainë si një \"juntë fashiste\" nën kontrollin e qeverisë amerikane dhe e vendosur për të shtypur rusishtfolësit  në Ukrainën lindore.

Programet në media kanë marrë një ton të ashpër anti-amerikan.

Disa nga pjesëmarrësit në demonstratën e së dielës, e quajtën atë një \"marshim për të vërtetën\" dhe mbanin flamuj ukrainas në ngjyrat blu dhe të verdhë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)