14 Janar 2025

Protestat në Ukrainë, deri tani 25 viktima

Kiev, 19 shkurt - Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka akuzuar liderët e opozitës për protestën e dhunshme të ditës së djeshme në Kiev, ku mbetën të vdekur 25 persona.

Pas dështimit të bisedimeve me krerët e opozitës në vend, presidenti Yanukovych u bën thirrje këtyre të fundit që të distancohen nga forcat radikale, dhe se nuk është vonë për të ndaluar konfliktin, raporton BBC.

Ndërkohë forcat e policisë po vazhdojnë të shtypin me dhunë protestat antiqeveritare që po zhvillohen në Kiev. Nga ana tjetër protestuesit akuzojnë autoritetet se po ushtrohet dhunë ndaj tyre, duke e konsideruar si dhunën më të rëndë të të gjitha protestave.

Protestat në Ukrainë filluan në nëntor, kur presidenti Yanukovych hodhi poshtë marrëveshjen tregtare me Bashkimin Evropian, e cila e lidhte Ukrainën më ngushtë me Rusinë.

Tensionet duket sikur përfunduan ditën e hënë, kur protestuesit u larguan nga ndërtesat qeveritare, në këmbim të një amnistie për të mos u ndjekur penalisht.

Por të martën në mëngjes protestuesit u rikthyen përpara parlamentit, pasi mbështetësit e qeverisë bllokuan tentativën e opozitës për të pakësuar kompetencat kushtetuese të presidentit.

Gjatë ditës së djeshme protestat kanë qenë të dhunshme, dhe ka pasur viktima nga të dyja palët, si nga radhët e policisë ashtu edhe nga radhët e protestuesve.

Në total numri i viktimave arriti shifrën e 25 personave, ndërmjet tyre nëntë policë dhe një gazetar, ndërsa me qindra persona të tjera janë dërguar në spital, pasi kanë marrë plagë të rënda.

Autoritet lokale thonë se numri i viktimave mund të rritet sërish, pasi nuk është bërë një bilanc i saktë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)