Protestat në Itali shndërrohen në dhunë
Romë, 16 nëntor - Protestuesit e mbledhur kundër politikave shtrënguese ekonomike të qeverisë së Mario Muntit, kryeministrit italian, janë përleshur me forcat e sigurisë në rrugët e Romës, kryeqytetit të Italisë.
Agjencia informative studentore ISNA ka njoftuar se policia italiane ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit ndërsa në disa raste ka arrestuar protestuesit duke përdorur dhunën.
Megjithatë këto protesta të cilat ishin organizuar me ftesën e sindikatave të punëtorëve në ditën e protestës kundër politikave shtrënguese ekonomike nëpër vende të ndryshme të Evropës, nuk janë zhvilluar vetëm në rrugët e kryeqytetit italian, por ato janë organizuar edhe në qytet si Bresha ku dhuna ishte ashpërsuar edhe më shumë.
Protestuesit e tërbuar që kryesisht ishin pjesëtarë të sindikatave studentore dhe nxënës të këtij qyteti, pas një përleshje të gjatë me forcat e sigurisë, arritën të marrin nën kontroll për një kohë edhe stacionin qendror të trenit.
Kanali televiziv Euronews ka njoftuar se gjatë këtyre protestave janë plagosur 6 pjesëtarë të forcave policore, gjendje njërit prej të cilëve është tejet kritike.