Protestat kundër Wall Street rikthehen në skenë
New York, 2 janar - Policia amerikane ka arrestuar në New York natën e Vitit të Ri rreth 70 demonstrues të lëvizjes Occupy-Wall-Street.
Policia kishte ndërhyrë kur demonstruesit e lëvizjes \"Occupy\" donin të ktheheshin në Zuccotti Park Natën e Vitit të Ri, vend ku aktivistët e lëvizjes takoheshin, dëgjonin ekspertët dhe diskutonin për strategjitë e ardhshme të lëvizjes.
Pikërisht ky park ishte pastruar nga bashkia e qytetit. Duke menduar se mund të riktheheshin në sheshpushimin e tyre, aktivistët kishin hequr rrethimet përreth sheshit të kampimit të dikurshëm të tyre.
Rreth 500 itharë të kësaj lëvizjeje ishin mbledhur aty, për të festuar vitin e ri me një manifestim kundër sistemit financiar dhe kundër padrejtësisë sociale.
Më parë në shtetin federal Iowa pati arrestime ditën e Vitit të Ri, kur aktivistët e lëvizjes Occupy protestonin para zyrave të fushatës elektorale të tre kandidatëve presidencialë republikanë. Kur policia përdori shkopinjtë dhe spruco me piper, kanë shpërthyer trazirat, njofton \"Neë York Times\" në faqen e saj online. Një reporter që donte të fotografonte policët u shty dhe u mënjanua, shkruan gazeta.
\"Occupy Wall Street - pushtoni Wall Street\"u inicua si lëvizje më 17 shtator të vitit të shkuar.
Ajo përbëhet kryesisht nga studentët dhe zhvillon protesta vazhdimisht, duke pasur ithtarë në mbarë botën.
Por në gjirin e saj janë grumbulluar nga mbrojtësit e ambientit deri tek mbrojtësit e abortit, nga luftëtarët për vende pune deri të reformatorët e sistemit social, nga kundërshtarët e dënimit me vdekje deri tek ata që luftojnë për mbrojtjen e kafshëve.
Në zërat e demonstruesve kërkohet rritje taksash për koncernet dhe për të pasurit si dhe një ristrukturim i sistemit social në favor të klasave të varfra, arsimim dhe mbrojtje e mjedisit. Suksesin më të madh, lëvizja e pati në demonstratën e 5.
Tetorit, ku u mblodhën rreth 5.000 vetë në Nju Jork. Sipas policisë pjesëmarja në protestën kryesore të mërkurën (05.10) ishte 5000 deri në 7000 vetë, më shumë se kurrë qysh prej fillimit të këtyre demonsratave në mes të shtatorit të nisura nga Lëvizja \"Occupy ëall Street\".