Protestat kundër Wall Street-in prekin edhe Gjermaninë
Frankfurt, 31 tetor - Protestat 'Pushtoni Wall Street-in' kanë prekur pothuajse të gjithë Evropën.
Në kryeqytetin Berlin dhe në qytetin Frankfurt të Gjermanisë me mijëra persona u derdhën në rrugë për të dënuar politikat financiare dhe bankat.
Protestuesit e frymëzuar nga demonstratat në Amerikë, manifestimet e tyre i kanë quajtur "Pushtoni Frankfurtin dhe nëpër to mbrohet kauza se bankat ndërkohë që interesat i kanë futur në buxhetin e tyre, dëmet i kanë ndarë me popullin.
Demonstruesit të cilët kërkojnë që bankat dhe institucionet e ndryshme financiare ti lidhin me rregulla të përcaktuara qartë, gjithashtu duan të rregullojnë edhe pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave dhe ndarjen e një burimi më të madh për arsimin.
Protestuesit e mbledhur përpara Bankës Qendrore të Evropës që gjendet në Frankfurt, kanë dy javë që jetojnë nëpër çadra.
Edhe në protestën e organizuar në Berlin morën pjesë me qindra persona.
Gjermania është vendi me ekonominë më të fuqishme të Evropës e cila aktualisht ndodhet në krizë ekonomike. Edhe një pjesë e mirë e fondeve të ndihmave të krijuara në Bashkimin Evropian, përballohet prej Gjermanisë.