Protesta të reja kundër kursit të kursimeve në Greqi
Athinë, 19 qershor - Pavarësisht ristrukturimit të kabinetit qeveritar nga kryeministri Giorgos Papandreou, në Greqi po vazhdojnë protestat kundër kursit të kursimeve të qeverisë. Rreth 5000 demonstrues u grumbulluan në kryeqytetin e Athinës.
Papandreou ka shkarkuar të premten ministrin e Financave Giorgos Papakonstantinou, i cili kishte kryesuar deri tani negociatat me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Për mënjanimin e një kolapsi të mundshëm financar të vendit, këtë të dielë takohen sërish ministrat e Financave të eurozonës.
Në takimin e Luksemburgut para së gjithash do të diskutohet për livrimin e një kredie urgjente prej 12 miliardë eurosh të miratuar kohë më parë.
Pa këto para Greqia pas një muaji nuk do të jetë e aftë për kryerjen e pagesave.