22 Dhjetor 2024

Protesta për Kosovën, delegacioni serb braktis Tiranën

Tiranë, 6 mars - Delegacioni serb, pjesëmarrës në Konferencën e Ministrave të Ballkanit Perëndimor për Sigurinë e Kufijve, braktisi konferencën menjëherë sapo Ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti, mori fjalën për të folur në takim.

 

Ndërkaq, në deklaratën e përbashkët të Ministrave përkatës mungon firma e Ministrit të Brendshëm të Kosovës.

Duket se pala shqiptare është dorëzuar para presionit të autoriteteve serbe. Në kohën kur, Pajaziti, mori fjalën rreth orës 12:30, delegacioni i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, me pesë zyrtarë braktisi punimet e ministerialit në shenjë proteste ndaj fjalës së ministrit kosovar.

Zorana Katicko, Mitar Djurakoviç dhe Vladen Vratonjiç, që përfaqësonin Republikën e Serbisë në ditën e dytë të konferencës rajonale, dolën nga salla ku kryheshin punimet e saj, sapo Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Basha, i dha fjalën homologut kosovar. Në këtë mënyrë, autoritetet e qeverisë serbe vazhdojnë përpjekjet e tyre për mosnjohjen e autoritetit të fqinjit të tyre më të ri Kosovës.

Një veprim i tillë u pasua nga veprimi i dy ditëve më parë i ministrit serb, Daçiç, i cili gjithashtu braktisi punimet e konferencës menjëherë pas fjalimit të mbajtur në konferencë prej tij.

Pavarësisht veprimit të palës serbe, ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti, vazhdoi normalisht deklaratën e tij. Konferenca për sigurinë e kufijve midis vendeve të Europës Juglindore dukej se do të "bashkonte" ministrin serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, dhe ministrin e Brendshëm të Kosovës, Zenun Pajaziti. Por, kjo duket se ndodhi vetëm formalisht.

Dy ministra të këtyre vendeve, ishin ulur ditën e parë të ministerialit, më datë katër mars, për herë të parë bashkë në panelin e madh të Konferencës, ndërkohë që në hapje të ditës së parë, ministri i Brendshëm serb përshëndeti punimet e Konferencës, ndërsa homologu i tij kosovar nuk ishte përfshirë në axhendën e fjalimeve të ditës së enjte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)