12 Janar 2025

Protesta për bashkimin e Moldavisë me Rumaninë

Bukuresht, 21 tetor - Qindra protestues kanë dalë në rrugët e Bukureshtit, duke kërkuar ribashkimin me Moldavinë.

Protestuesit nga Moldavia dhe Rumania, me slogane antiruse, i kanë bërë thirrje qeverisë rumune, që ta kthejë çështjen e bashkimit në prioritet.

Organizatorët e protestës të së dielës thonë se kanë arritur t’i mbledhin 100 mijë firma në mbështetje të kësaj kërkese.

Shumica e Moldavisë së sotme ishte pjesë e Rumanisë për dy dekada, para Luftës së Dytë Botërore, periudhë pas së cilës kaloi nën qeverisjen e Bashkimit Sovjetik.

Politikanët në Moldavi dhe Rusi i kanë akuzuar autoritet rumune se po kërkojnë ta kthejnë Moldavinë brenda kufijvetë dikurshëm.

Por, Rumania thotë se qëllimi saj i vetëm është ta ndihmojë shtetin moldavian në integrimin europian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)