Protesta nuk e ndal dialogun Kosovë - Serbi
Beograd, 15 janar - I ashtuquajturi sekretari shtetëror në qeverinë e Serbisë, për Kosovë, Oliver Ivanoviq ka deklaruar se protesta e Lëvizjes Vetëvendosja nuk do të kenë ndikim direkt në negociata mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ivanoviq për televizionin B92 ,përveç tjerash tha se negociata duhet dosido të vazhdojnë,duhet të vuhet deri te disa rezultate që do të jenë produkt i kompromisit e jo imponimit.