23 Dhjetor 2024

Protesta kundër reformës së pensioneve paralizojnë Francën

Paris, 19 tetor - Protestat që janë duke u zhvilluar kundër reformës së pensioneve në Francë janë duke penguar shumë jetën publike.

Gjithnjë e më shumë qendrave të furnizimit me karburant është duke iu mbaruar lënda djegëse, sepse rafineritë janë në grevë dhe depozitat janë bllokuar.

Prandaj qeveria do të përdorë sasi nga rezervat strategjike të derivateve të naftës për të përballuar mangësitë. Protesta kundër reformës së pensioneve do të vazhdojë sot me një ditë greve dhe proteste në të gjithë vendin.

Bllokime të mëdha do të ketë në qarkullimin ajror dhe hekurudhor. Ditën e enjte Senati në Paris do të aprovojë përfundimisht reformën e cila ndër të tjera parashikon rritjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç.

Pjesa më e madhe e francezëe përpkrah protestën kundër reformës, me të cilën presidenti Nicolas Sarkozy kërkon të verë nën kontroll deficitin e krijuar në arkat e pensioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)