Protesta kundër politikës së kursimeve në Greqi
Athinë, 12 shtator - Disa mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Selanikut në shenjë proteste ndaj politikës së kursimeve të qeverisë greke.
Ata protestuan kundër shkurtimeve të pagave dhe rritjes së taksave. Por gjatë protestave një grup prej 500 autonomësh u shkëput nga demonstratat dhe filloi të gjuajë gurë ndaj policisë.
Policia përdori shkopinjët e gomës dhe arrestoi disa persona.
Ministri i Financave Giorgos Papaconstantinou kishte siguruar më parë se qeveria nuk do të heqë dorë nga kursi i saj i kursimeve.