Protesta kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO
Beograd, 24 qershor - Përfaqësues të shoqatave civile dhe të partive opozitare në Serbi kanë mbajtur një protestë para ndërtesës së parlamentit lokal të Novi Sadit, ku kanë kundërshtuar anëtarësimin e këtij vendi në NATO.
Protestuesit kanë brohoritur slogane kundër qeverisë së Serbisë dhe kanë mbajtur pano që denonconin aleancën ushtarake perëndimore.
Shumë serbë kundërshtojnë hapur NATO-n për shkak të fushatës së saj bombarduese të vitit 1999 në Kosovë, e cila i dha fund kontrollit të Serbisë mbi Kosovën.