09 Janar 2025

Problemi i Kosovës është korrupsioni dhe politizimi i administratës

Washington, 23 mars - Një raport i fundit që studion përparimin e 128 vendeve në zhvillim dhe në tranzicion, Fondacionit Bertelsmann, arrin në përfundimin se shumë vende po e ulin gjithnjë e më shumë lirinë politike.

Vendet e rajonit të Evropës Juglindore janë në mesin atyre ku një dukuri e tillë është më e theksuar. Ndërsa Kosova vlerësohet si vendi më i varfër në rajon.

Indeksi i Transformimit, një tregues i shoqëruar nga një raport dyvjeçar (2009-2011), i Fondacionit Bertelsmann, me qendër në Gjermani, shqyrton prirjet kryesore politike, sociale dhe ekonomike të 128 vendeve të përfshira në raport.

Përsa i takon Kosovës, në raport thuhet se tre vjet pas pavarësisë është arritur sukses i konsiderueshëm, por ende mbeten shumë sfida.

“Përfaqësuesit e zgjedhur vazhdojnë ta ndajnë pushtetin me praninë ndërkombëtare, ndërsa integriteti territorial dhe siguria ruhen nga KFOR-i” thuhet në raport.

Gjithashtu në raport thuhet theksohet se problemi kryesor me të cilin përballet administrata është korrupsioni shumë i përhapur, ndërsa një problem tjetër është politizimi i administratës publike me klientë politikë që mbajnë pozita të ndryshme pa kualifikimin e duhur.

Duke folur për zgjedhjet e vitit 2010, raporti thekson se ato u dëmtuan nga shumë raste mashtrimesh dhe manipulimesh.

Sfida më e madhe për vendin është ekonomia, ku rritja nuk ka qenë e mjaftueshme për të luftuar varfërinë dhe papunësinë. Kosova mbetet vendi më i varfër në rajon. Ekonomia informale, korrupsioni dhe shteti ligjor i dobët janë pengesat kryesore për një ekonomi tregu funksionale.

Kosova radhitet e 41-a mes 128 vendeve përsa i takon treguesit të statusit në përgjithësi me një vlerësim 6.28 pikë. Përsa i takon transformimit politik, Kosova zë vendin e 43-ë me 6.70 pikë dhe transformim ekonomik me 5.86, në vendin e 58-ë. Përsa i takon treguesit të menaxhimit, që mat cilësinë e qeverisjes, Kosova është e 57-a me 5.35 nga 10 pikët e mundshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)