Prishtina këmbëngul për logon e Republikës së Kosovës
Beograd, 21 gusht - Anëtari i ekipit për Zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe sekretari i Përgjithshëm i qeverisë së Serbisë Velko Odalloviq ka thënë se qeveria e Serbisë i ka dorëzuar listat zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë për katër komunat e veriut.
Ndërsa për komunat në jug të Ibrit janë listat që ka dorëzuar qeveria e Kosovës, shkruan gazeta Blic. Odalloviq ka theksuar se nëse Prishtina i përmbahet marrëveshjes së Brukselit, atëherë në votime do të dalin ato që kanë lindur në territorin e saj.
Ndërkoh që e konsideron problem të madh insistimin e Prishtinës që në listat e votimeve të qëndrojnë simbole të të Republikës së Kosovës.
Besojmë se do të heqin dorë nga kjo, meqë sipas Marrëveshjes së Brukselit zgjedhjet lokale janë neutrale në aspektin statusor. Kërkojmë nga OSBE që shenja e Republikës së Kosovës të hiqet nga fletëvotimet, tha Odalloviq.