Prishja e kishës serbe, reagon Beogradi
Prishtinë, 22 prill - Deklarata e djeshme e ministrit të Ambientit Dardan Gashi, për prishjen e kishës serbe në Prishtinë, shkaktoi reagime nga Beogradi, konkretisht nga zyra e Alekander Vulin. Ai këtë deklaratë e kosideron skandaloze, të bërë në kohën e Pashkëve dhe me qëllim të friksimit të serbëve.
Në njoftimin e zyrës së Vulinit, mbi deklarata e Gashit për prishjen e kishës serbe në Prishtinë ka reaguar duke pohuar se këto qëndrime mu në kohën e Pashkëve, janë skandaloze dhe paraqesin vazhdimësi të frikësimit të serbëve në Kosovë. Ky është një mesazh i qartë se aty nuk ka vend për serbët , thuhet në deklaratë.
Madje sipas Vulin ky mesazh i kujtonë masakërën e marsit të vitit 2004, ku u dëmtuan 35 kisha ortodokse. /preshevajone/