Princesha daneze viziton KFOR-in në Kosovë

Prishtinë, 8 nëntor - Vajza e princit nga Danimarka Mary është duke qëndruar në Kosovë për të vizituar trupat paqeruajtëse nga Danimarka të cilët janë duke shërbyer pranë KFOR-it.
E veshur në uniformë ushtarake, Mary ka shpjeguar ushtarëve të sajë situatën e tanishme në Kosovë dhe ka lobuar ata për misionin paqeruajtës në Kosovë.
Mary ka thënë se edhe ajo është duke studiuar në akademinë ushtarake National Guard ku deri më tani ka marrë titullin Leutenant.
Kjo nuk është hera e parë që Mary viziton trupat paqeruajtëse. Në vitin 2009 ajo vizitoj trupat daneze në Afganistan.
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Mary do qëndroj vetëm pranë ushtarëve danez të cilët janë të stacionuar në kampin e Novosellës.