22 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani takoi kongresistët për çështje shqiptare në Kongresin Amerikan

Washington, 29 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, është pritur sot në takime nga bashkudhëheqësit e grupit për çështje shqiptare, kongresistët Jim Himes dhe Ritchie Torres, si dhe nga anëtari i grupit, kongresisti Robert Aderholt.

Gjatë takimit me kongresistët Jim Himes dhe Ritchie Torres, Presidentja Osmani i falënderoi dy bashkudhëheqësit e Grupit për çështje shqiptare në Kongres, për angazhimin e jashtëzakonshëm në përkrahje të Kosovës.

Presidentja Osmani shprehu vlerësimin për të gjitha nismat e ndërmarra në Kongres dhe në raport me administratën amerikane nga kongresistët në mbështetje të Kosovës, përfshirë iniciativën për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt, si dhe me anëtarë të tjerë të Kongresit drejt avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve speciale me SHBA-të.

Në takim me kongresistin Robert Aderholt, Presidentja Osmani e njoftoi për punën e institucioneve të Kosovës dhe për reformat që po ndërmerren si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Presidentja Osmani potencoi se roli i NATO-s në Kosovë është tejet i rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Presidentja Osmani dhe kongresisti Aderholt po ashtu diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe SHBA-ve në fushën e mbrojtjes, ekonomisë si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)