Presidentja Osmani takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy
Prishtinë, 1 qershor - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
E para e vendit ka shkruar në Twitter se i ka shprehur solidaritetin të plotë, presidentit Zelenskyy.
“Në momentet kur ka rëndësi se ku qëndroni, unë i shpreha solidaritetin tonë të plotë presidentit Zelenskyy. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, tha ajo.