21 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani merr pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III

Londër, 5 maj - Me ftesë të Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani e shoqëruar nga Zotëriu i Parë Prindon Sadriu, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në ceremoninë e Kurorëzimin të Mbretit.

Para ceremonisë së Kurorëzimit të Mbretit, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe anëtarë të Familjes Mbretërore për liderët botëror në Buckingham Palace, sot më 5 maj.

Më 6 maj, Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë, krahas krerëve shtetëror nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey, me çrast, Presidentja Osmani do t’i përcjellë urimet e popullit dhe institucioneve të Republikës, si dhe do të riafirmojë përkushtimin e palëkundur të shtetit tonë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja dhe Zotëriu i Parë do të marrin pjesë edhe në pritjen që Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, organizon për liderët botërorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)