23 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave

New York, 24 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sot takuan kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, të cilin e falënderuan për mbështetjen e Holandës në procesin e shtetndërtimit të vendit tonë.

Presidentja Osmani ripërsëriti kërkesën për mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se institucionet e Kosoves janë të përkushtuara për të zbatuar reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të reja të punes për të rinjtë në përputhje me platformën e institucioneve të reja.

Kosova gjithnjë ka qenë palë konstruktive në dialog me Serbinë, ka theksuar Presidentja Osmani, teksa sipas saj Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet, në veçanti atë për lirinë e lëvizjes, e cila po prodhon tensione të panevojshme në rajon.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se epilogu i dialogut me Serbinë duhet të jetë njohja e ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe konform rendit juridik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)