Presidentja Osmani bisedon me Presidentin Macron
Paris, 23 qershor - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në samitin mes BE-së dhe Ballkanit perëndimor që po mbahet në Bruksel.
Para fillimit zyrtar të punimeve në samit, ajo pati një takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Një takim të tillë, në margjinat e këtij samiti, ajo e publikoi në llogarinë e saj në Facebook, me një mbishkrim të shkurtër.
“Pak para samitit, me Presidentin Macron”, ka shkruar presidentja Osmani.
Pritet që në këtë samit, të qartësohet rruga e vendeve të Ballkanit perëndimor drejt BE-së.